Google ADS

Rusia konfirmon rifillimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi

13:14 | 2 Nëntor 2022
A. B.

Nga ministria ruse e Mbrojtjes, kanë bërë të ditur se Rusia do të rifillojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit në Detin e Zi.

Moska pati pezulluar përfshirjen e saj në marrëveshje gjatë vikendit të kaluar, me pretekstin se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve civile që kalonin Detin e Zi për shkak të një sulmi në flotën e saj, Sky News.

Sot, ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka marrë garanci me shkrim nga Kievi, se nuk do t’i përdor korridoret e grurit në Detin e Zi për operacione ushtarake kundër Rusisë.

“Federata Ruse konsideron se garancitë e marra për momentin duken të mjaftueshme dhe rifillon zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse.

Ky konfirmim vjen në kohën pasi kur Turqia njoftoi se Moska është pajtuar për rikthim dhe rifillimin e marrëveshjes për grurin në Detin e Zi, që ishte asistuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se marrëveshja do të vazhdojë” siç janë pajtuar palët. Kjo marrëveshje lejon shpërndarjen e miliona tonelatave të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Kujtojmë që Moska kishte akuzuar Kievin për sulm me drona në flotën e saj në Detin e Zi përkatësisht në Krime – por Ukraina ka mohuar kategorikisht pretendimet se ishte e përfshirë në këtë sulm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme