Një operacion për zbulimin e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike është finalizuar.
61-vjeçari Reshit Kurteshi ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua paso në bashkëpunim me një tjetër ka hedhur në treg para të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara, raporton policia.
Ndërsa, 37-vjeçari Besmir Alo u arrestua pasi organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet telefonit.
Aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij u sekuestruan nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./en/
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”