Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka cilësuar si akte frikacake dhe kriminale djegien e veturave me targa RKS në veri.
Përmes një postimi në Twitter, ai edhe njëherë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin e vendimit për konvertimin e targave.
Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se SHBA-ja “dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”.
“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier. /arbresh.info/
We reiterate our request for a full extension of the implementation period so that RKS plates can be installed over the course of 12 months while affirming that Kosovo has the right to implement this change. 2/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 2, 2022
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...