Google ADS

Ndalohet edhe një person i moshës madhore për rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë

11:05 | 2 Nëntor 2022
E.H

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person të moshës madhor, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë” (në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme