Google ADS

Dështon mbledhja e Komisionit për AKI-në, Musliu thotë se po mungojnë deputetët e njëjtë

10:16 | 2 Nëntor 2022
K.B

Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë se mbledhja e ka dështuat për shkak të mungesës së kuorumit.

Ajo tha se kjo ka ndodhur për shkak të ndërrimit të orarit të mbajtjes së mbledhjes.

“Sot është thirrur një mbledhje e rregullt e Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndoshta mund ta lë si shkaktar pak ndërrimin e orarit pasi zakonisht ne i kemi mbledhjet në ora 10:00, por meqën sot është një dëgjim publik për Ligjin për Sigurinë Kibernetike, na është dashtë që të mbajmë një orë më herët mbledhjen dhe mungoj kuorumi”, tha ajo.

“Në realitete nuk ndodh shpesh që mbledhjet e komisionit na dështojnë për kuorum, por fatkeqësisht janë deputetët e njëjtë që mungojnë, ata deputet që sot nuk ishin nuk janë në çdo mbledhje”, tha ajo. /eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme