Rama: Spitali infektiv në Shqipëri hapet së shpejti

08:35 | 2 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Spitali i ri Infektiv në Shqipëri do të hapë dyert pas pak ditësh. Kështu ka shkruar Edi Rama në një postimi në facebook.

“Dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ai ka shpërndarë edhe një video me pamje nga ambientet e reja të spitalit. Spitali Infektiv ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin Sars-Cov2 gjatë pandemisë Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme