Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Londër, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti e njoftoi Lammy për sukseset, planet dhe sfidat e Kosovës në rrugën e saj progresiste, evropiane dhe euro-atlantike.
Përpos rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare Kurti dhe Lammy diskutuan edhe për bashkëpunimet dypalëshe.
Lammy ceku që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot.
Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe forcohet edhe më tutje kur Partia Laburiste të qeverisë me Mbretërinë e Bashkuar, tha ai./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...