Real Madridi është duke planifikuar transferimin e Gabriel Jesusit në verën e vitit të ardhshëm.
Sulmuesi brazilian u transferua te Arsenali nga Manchester City në verën e këtij viti për shumën e 52 milionë eurove.
Por, sipas asaj që raporton SunSport, Los Blancos janë duke synuar transferimin e tij me të përfunduar ky sezon.
Edhe pse ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027, Real Madridin nuk e pengon që të bëjë një lëvizje për të.
The Gunners do ta vështirësonin largimin e tij, mirëpo do të jetë në fund lojtari, ai që vendos se ku dëshiron të luajë.
Real Madridi mund ta marrë Jesusin për një shumë mbi 60 milionë euro, por skuadra londinez mund të kërkojë edhe lojtarë në këtë marrëveshje. /Telegrafi/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...