Google ADS

Rita Ora u shndërrua në njëri tjetër për Halloween

13:39 | 1 Nëntor 2022
A. B.

Mbrëmë në të gjithë botën u festua Halloween-i.

Pas dy vitesh izolim për shkak të pandemisë Covid-19, prezantuesi anglez Jonathan Ross ringjalli festën e tij vjetore të Halloweenit, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info

Yjet e shumtë, duke përfshirë këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishin prezentë në festë.

Bukuroshja shqiptare u shndërrua në Lisle Von Rhuman nga filmi “Death Becomes Her”, e veshur me një gjerdan me xhevahir të hollësishëm në vend të një bluze dhe një pareo të kuqe saten si fund.

Pamjen e kompletoi me një palë taka të zeza, dhe vendosi një paruke të shkurtër.

Kujtojmë se më 13 nëntor do të jetë nikoqire e eventit të famshëm të muzikës, MTV Europe Music Awards 2022, së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme