Faza e nëntë e megaoperacionit të quajtur “Qarku” ka përfunduar. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar.
Një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave dhe farat e kanabisit që do të kultivoheshin në këtë ambient janë sekuestruar nga policia.
Një kallashnikov dhe një pistoletë silenciator janë sekuestruar gjithashtu. Kontrolli u bë në fshatin Beltojë.
Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekuestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e municion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht, bëri me dije policia.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...