Ngritja e pikave të grumbullimit dhe ndërmarrjeve të përpunimit do të bëjë të mundur që asnjë produkt të mos hidhet më në rrugë se nuk shitet, por të kthehet në një vlerë për fermerin. Ky ishte mesazhi dhe kërkesa që kryeministri Edi Rama i bëri fermerëve në Korçë, ku u kërkoi të bashkohen në një shoqëri së bashku me bashkitë për të bërë të mundur që produktet e tyre të shiten me sukses dhe të mos hidhen në rrugë.
“Është një gënjeshtër se bujqësia në Shqipëri është djerrë, pasi bujqësia sot është si në asnjë vit më parë deri më sot, por patjetër në raport me aty ku duam të arrijmë jemi ende hapat e parë pas një ringritje. Kam disa fakte, aktualisht bujqësia është ajo që ka nivelin më të qëndrueshme midis të gjitha vendeve të rajonit, sipas Bankës Botërore në shtator Shqipëria ka nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta se të gjithë vendet e rajonit. Për të mos lënë fermerët vetëm u kemi dhënë 8 mln litra naftë falas, fondet e fituara nga BE kemi qenë vendi i fundit në rajoni duke mos marrë dot se ishim copë-copë, sot jemi vendi i parë në rajon për të thithur fondet e BE, dhe ka bërë të mundur përthithjen e më shumë se 500 investime të reja në bujqësi. Duhet një sinergji më e madhe mes fermerëve dhe bashkive që të futen në iniciativa të përbashkëta. Nuk kemi pse presim më, rrugën e dimë vetëm duhet të ecim më shpejtë përpara. Duhet të ngrini një shoqëri të përbashkët mes fermerëve dhe bashkisë, në mënyrë që të keni të përbashkët plantacioni dhe më pas të krijoni pikën e grumbullimit ku ju jeni pjesë ku përveçse rrit vlerën e punimit të tokës, por merrni edhe nga pak e grumbullimit që më pas të mund t’i tregtoni kur është më e leverdishme për ju. Përveç grumbullimit na duhet edhe pikat përpunuese, të bëjmë fabrikën, ku financimin të mos e marrin duke pritur një sipërmarrës. Por ta garantojmë së bashku. Duke krijuar një shoqëri, ku fermerët të fusin një shumë minimale për të qenë aksione, bashkia pak më shumë dhe pjesën tjetër e bën qeveria. Në këtë mënyrë asnjë kokërr mollë nuk mbetet pas nxjerrë një vlerë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se do të ketë një super taksim për ata që lënë tokën djerrë.
“Do të vendosim taksim për lënien e tokës djerrë, jepe ta punojnë ose punoje vetëm, por s’mund ta lësh djerrë pse e ke ti. Duhet të shfrytëzojmë çdo metër tokë”, tha ai./rtsh/
“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Abazi e Bogujevci
Nurdin Ibishi pyetet për Enver Sekiraqën, del që ky i fundit...
Kështu festohet Halloween-i në Maldive
Abdixhiku ia “kujton” Kurtit premtimin për banesa për çiftet...
Gjatë këtij viti, 332 raste të reja me kancer të gjirit
Paraqitjet e shkëlqyer këtë sezon, Barcelona po e shpërblen ...