Zëvëndësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, jep dorëheqje

09:34 | 1 Nëntor 2022
L G

Nita Shala, ka dhënë dorëhqeje nga pozita e zëvëndësministres së Drejtësisë.

Një gjë të tillë ajo e ka konfirmuar për RTK-në, duke sqaruar edhe detajet në lidhje me vendimin që ka marrë.

“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvëndësministres së Drejtësisë”, tha Shala.

Duke shpjeguar arsyet, ajo tha se dorëheqje ka dhënë pas një vendimi që ka marrë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.

Ky Këshill, ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që të shërbejnë në detyra publike.

“Marrë parasyshë përgatitjen time dhe përkushtimin tim për të kontribuuar në ngritjen e brezave të juristëve të rinj në republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të zëvëndësministres, më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”.

Megjithatë, ajo deklaroi se shërbimi në pozitën e zëvëndësminsitres në kabinetin qeveritar të kryeministrit Kurti, ka qenë nder për të dhe për këtë i është mirënjohëse.

Shala është emëruar në këtë post nga kryeministri AlibinKurti në mars të vitit 2021.

Të ngjashme