Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia po e pezullon, por nuk ka anuluar, pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejon kalimin e sigurt të anijeve që eksportojë grurin për ukrainasit.
Moska bllokoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, duke pretenduar se Ukraina po përdorte korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj, shkruan BBC.
Nga ana tjetër, OKB-ja tha se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë, ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja duhet të respektohet derisa akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri”, pretendim ky që Rusia e mohoi.
Pavarësisht nga pasojat, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të hënën, tha Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës.
Kjo ministri shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 ton drithë ishte e destinuar për në Etiopi, ku ekzistonte “mundësia reale e urisë masive”./arbresh.info/
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania