Google ADS

Qytetarët tregojnë ku dhe tek kush do të shkonin nëse liberalizohen vizat

12:37 | 30 Tetor 2022
A Z

Bazuar në vlerësimet dhe deklaratat e fundit të institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian (BE) si dhe të dërguarve të tyre, liberalizimi i vizave për Kosovën asnjëherë nuk ka qenë më afër.

Fillimisht fundi i këtij viti, ndërsa tash fillimi i vitit 2023 po përmendet si opsion për mundësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Arbresh.info ka pyetur qytetarët se në nëse liberalizohen vizat cili do të jetë destinacioni i tyre dhe tek kush do të shkonin ata për vizitë.

Megjithatë për disa qytetarë duket se mosliberalizimi i vizave nuk është edhe aq problem për vizita tek të afërmit dhe familjarët e tyre që jetojnë në vendet evropiane.

Qytetarët thonë se ata që dëshirojnë të udhëtojnë nuk kanë aq shumë nevojë për liberalizim të vizave, por duhet që të punojnë në vendin e tyre dhe t’ia sigurojnë vetes një të ardhme më të mirë, ndërsa, edhe Zvicra shihet si opsion për ta./arbresh.info/Emir Abduramani/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme