Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh tashmë ka nisur turin në bashkitë e vendit. Ky tur, sipas asaj që është thënë nga selia rozë, ka për qëllim ndër të tjera që të vlerësojë punën e bërë deri më tani nga kryebashkiakët aktualë.
Ditët e fundit të kësaj jave që mbyllet sot kreu i qeverisë ka qenë në Bulqizë, Mal, Klos e Peshkopi. Ndërsa, mëngjesin e së dielës, Rama teksa postoi një foto nga Dibra ka kritikuar opozitën.
Sipas Ramës, ajo që ai e cilëson si “e djathta e rublave e la Dibrën djerrë,” por shton kreu i qeverisë, tashmë kanë nisur të duken frytet e punës së bërë nga të majtët në këtë bashki.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur./abcnews
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...