Bashkimi Evropian tha se është i “zhgënjyer” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës.
“Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur këshilla e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e BE-së.
Një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë.
SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e BE-së që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, duke përsëritur qëndrimin e mëhershëm se Kosova ka të drejtë në vendimin e saj.
Qeveria e Kosovës shpalosi të premten planin për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat.
“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë më 28 tetor.
Paraprakisht, vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e targave thoshte se kjo mund të bëhej deri më 31 tetor, mes paralajmërimeve nga politikanët serbë në Kosovë dhe Serbi, se mund të ketë bllokada në veriun e Kosovës, nëse Kosova do të konfiskonte targat dhe makinat e serbëve.
Besohet se afër 10.000 targa me akronime serbe sikurse KM, PZ, PR, e të ngjashme qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe.
Kosova i konsideron ilegale këto targa që lëshohen nga Serbia./rel/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...