Drejtorët e policive të 26 kryeqyteteve Evropiane moren pjesë në konferencën e 42-të e cila u mbajt në Prishtinë

17:44 | 29 Tetor 2022
E.H

Përfundoi dje konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve Evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesëshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, falënderoi të gjitha vendet pjesëmarrëse për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në konferencë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme