Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në shkurt, tha Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders, më 29 tetor.
“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha ai.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që këto asete të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.
“Nëse këto janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja është e mundur që ato të transferohen në një fond për Ukrainën”, tha Reynders në intervistë.
“Kjo shumë është larg nga shuma që duhet për të financuar rindërtimin”, shtoi ai.
Reynders tha gjithashtu se këtë vit mund të shihen gjyqet e para të krimeve të luftës të lidhura me luftën në Ukrainë.
Dhjetëra shtete u zotuan në korrik që të mbështesin Ukrainën në atë që presin të jetë një rimëkëmbje e gjatë dhe e shtrenjtë.
Kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë mund të arrijë në 750 miliardë dollarë dhe rusët e pasur duhet të ndihmojnë për të përballuar këtë kosto, kishte deklaruar në korrik, kryeministri ukrainas, Denys Shmygal./rel/
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...