Errësira ka pushtuar kryeqytetin ukrainas Kiev.
Dritat nëpër rrugë janë fikur dhe qytetarët po përballen me ndërprerje prej më shumë se 4 orësh në ditë të energjisë në banesat e tyre, ndërsa autoritetet po përpiqen të kursejnë rezervat në shterim për stinën më të ftohtë.
E megjithatë, ukrainasit thonë se janë të lumtur të përballojnë errësirën nëse kjo do të ndihmojë vendin t’i mbijetojë dimrit dhe ta çojë më pranë fitores ndaj Rusisë.
“Kur vendi yt përballet me një luftë, nuk është problem nëse duhet të ecim në errësirë apo të kursejmë energji në shtëpi”.
Bombardimet e vazhdueshme të Rusisë kanë dëmtuar rrjetin elektrik rreth vendit dhe Kievi ka humbur 30 perqind të kapacitetit energjetik, çka sipas autoritete nënkupton reduktime të paprecedenta të elektricitetit gjatë ditëve në vazhdim.
Presidenti Volodymir Zelensky tha se 4 milionë njerëz ishin të prekur në kryeqytet e rajone të tjera, por u zotua se sulmet ruse nuk do të thyejnë ukrainasit.
“Rreth 4 milionë njerëz janë prekur nga kufizimet në Kiev, Zhitomir, Poltava, Harkiv Sumi etj. Ndërprerje të papritura do të ketë edhe në zona të tjera. Po bëjmë të pamundurën që situata të stabilizohet”.
Sakaq, Rusia njoftoi të premten se kishte përfunduar procesin e rekrutimit të rezervistëve në luftë.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi presidentin putin se 300 mijë persona ishin rekrutuar dhe se 82 mijë prej tyre ishin dërguar tashmë në zonat e luftimit.
Por presidenti Zelensky shprehu dyshime se mobilizimi do merrte fund, realisht./A2/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...