Malisheva mposht me rezultat të thellë Trepçën ’89

14:57 | 29 Tetor 2022
K.B

Malisheva ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, pasi e ka mposhtur me rezultat të pastër 4-0.

Pjesa e parë përkundër rasteve të mira që patën dy skuadrat nuk prodhoi gola dhe u mbyll me rezultat të pastër 0-0.

Por në pjesën e dytë Malisheva u tregua shumë konkrete në rastet që i pati, duke realizuar dy gola brenda dy minutave.

Ishte sulmuesi Ronald Sobowale që kaloi vendasit në epërsi me golin e shënuar në minutën e 59-të për 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë vendasit gjetën edhe golin e dytë, kur shënoi autogol mbrojtësi i mysafirëve Fatmir Rexheaj për 2-0.

Për 3-0 u përkujdes Alban Shillova që shënoi nëminutën e 84-të për 3-0.

E në minutën e 90-të, vendasit gjetën edhe golin e katërt dhe të nokautit për mysafirët. Behar Maliqi u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore Malisheva ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 15 pikë, derisa 89-shi mbetet e nënta me 11 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Malisheva e luan në udhëtim te Dukagjini, derisa Trepça ’89 pret Drenicën. /telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme