Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë kësaj jave ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka takuar homologen e tij, Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet odave ekonomike të dyja vendeve.
Në fokus të takimit të zhvilluar të enjten, më 27 tetor, ishte konkretizimi i marrëveshjes për themelimin e Odës Ekonomike Shqipëri-Kosovë, të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë.
Kryetari Rafuna u shpreh se në thelb të këtij projekti është bashkëpunimi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve. “Me realizimin e këtij projekti do të nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik në mes dy vendeve”, u shpreh Kryetari Rafuna.
Kryetarja Muçostepa gjithashtu shprehu përkrahje për këtë projekt dhe forcimin e bashkëpunimit në mënyrë që ekonomitë tona të jenë komplementare sidomos në këtë krizë globale ku gjendemi.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, synimi i dhomës së përbashkët Shqipëri – Kosovë do të jetë përkrahja e bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve, nxitjen e investimeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e legjislacionit, në të mirë të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova. /arbresh.info/
Publikohet një video e Xuxit kur thoshte se nuk do të hynte ...
Ahmeti pret në takim Beauregard, e falënderon për mbështetje...
Vullneti tregon historinë e trishtë që i ka ndodhur në luftë...
Aktakuzë kundër pesë persona në Prishtinë për vepra penale q...
Shifrat/ Aksionet e rrjetit social të ish-presidentit Trump ...
Klubi shqiptar i mërgatës në Dusseldorf e Ballkani me superk...