Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Dragash, në kuadër të cilkit debatues e diskutues me qytetarë “LDK ju dëgjon”. Gjatë takimit me qytetarë, kryetari Abdixhiku ka folur ndër të tjerash edhe për situatën e fundit politike.
“Në kohë të zhvillimeve të ndjeshme politike, Qeveria e Kosovës duhet të trajtojë me kujdes relacionet me partnerët e përhershëm dhe strategjikë, ShBA-të dhe BE-në.
Institucionet e vendit duhet t’i trajtojnë me ndjeshmëri të lartë rekomandimet dhe kërkesat e miqve tanë. Sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të partnerëve tanë, dëmton interesat strategjike të vendit dhe mund të prodhojë pasoja afatgjata në rrugëtimin tonë politik. Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për të fituar një pozicion më të mirë ndërkombëtar për vendin tonë si dhe për të ndjekur synimet tona strategjike.
Është tejet brengosës fakti që Qeveria e ShBA-ve shprehet e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.
E drejta e zbatimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, e ritheksuar në këto rekomandime ndërkombëtare, duhet të vlerësohet si garancë për vendin tonë. Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë; siç dhe e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatë në ndjekjen e synimeve strategjike”, ka thënë Abdixhiku.
Në Dragash, kryetari Abdixhiku dëgjoi nga afër për problemet e qytetarëve; rritjen e çmimeve, problemet në sektorin e energjisë, si dhe prezantoj konkretisht alternativën dhe programin praktik se si duhet të zgjidhen këto probleme, thuhet në komunikatën për media LDK.
Cikli debatues “LDK ju dëgjon” po vazhdon në secilin qytet të Kosovës dhe padyshim që zëri qytetarë, problemet dhe sfidat e tyre, do të adresohen në planin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /arbresh.info/
Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fsh...
Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë k...
Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryemini...
Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projek...
“Nxënësit po përgjumen”, mësuesja në Tiranë alarmon se po pë...
“Përfitoi 40 mijë euro”, Gjykata merr një vendim për personi...