Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka prezantuar ditën e sotme projektin e ri muzikor.
“Më ndikon” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa vjen duke interpretuar me plot emocion.
Teksti është shkruar nga vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj, i cili po ashtu është përkujdesur edhe për muzikën.
Kujtojmë se Trixa ishte në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me Donald Veshaj, menjëherë pas daljes nga Big Brother Vip Albania.
Ajo kishte ndarë edhe një video mëzash për ndjekësit e saj dhe shihej mjaftë e shqetësuar, madje gjatë gjithë kohës ishte me lot në sy.
Kënga tashmë gjendet në You Tube dhe besohet se do ta ketë suksesin e merituar. /arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës