Pavarësisht bombardimeve ruse, shumë banorë ukrainas në afërsi të frontit të luftës nuk largohen.
Bakhmuti është një prej këtyre shembujve.
Mes akuzave se Rusia po përgatit një pretekst për t’i sulmuar territorin, Ukraina vazhdon të avancojë gjithnjë e më shumë drejt Khersonit.
Ndërsa po humbet terren, Moska po intensifikon sulmet me artileri dhe dronë.
“Mbi 30 dronë u lëshuan në dy ditë. Mbrojtësit e qiellit tonë parandaluan që grabitqarët e armikut të depërtonin në territorin tonë dhe rrëzuan 23 prej tyre. Gjithashtu, raketat ajrore, helikopterët dhe avionët luftarakë rusë u kthyen në skrap. Në tërësi, gjatë kësaj periudhe, Rusia kreu 4.500 sulme me raketa dhe mbi 8 mijë ajrore. Por ne po rezistojmë dhe do të vazhdojmë t’u bëjmë ballë”, theksoi Zelensky.
Sidoqoftë, dronët iranianë të llojit “Shahed” kanë dëmtuar seriozisht sistemin energjetik të vendit, pak kohë para ardhjes së dimrit.
Ukraina vazhdon t’u kërkojë ndihmë aleatëve dhe ata po ja ofrojnë.
Gjithashtu, ajo siguron pajisje edhe përmes mbledhjes së fondeve.
Aktualisht, sistemet e çminimit janë shumë të dobishme pasi trupat ukrainase po depërtojnë në territoret e kontrolluara nga rusët./euronews.al/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...