Google ADS

Ronaldo e regjistroi mbrëmë një tjetër rekord

15:39 | 28 Tetor 2022
A. B.

Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Ylli portugez shënoi mbrëmë në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sheriffit në Ligën e Evropës.

37 vjeçari u rikthye pas suspendimit që e kishte marrë nga klubi pasi nuk kishte pranuar të futej në lojë si rezervist ndaj Tottenhamit dhe më pas ishte larguar nga bankina pa u kryer loja, me ç’rast si dënim ishte zhvendosur për të ushtruar me ekipin U-21 dhe nuk ishte ftuar fare për lojën me Chelsean.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i harroi krejt këto dhe shkëlqeu mbrëmë në garat evropiane, duke e thyer një tjetër rekord.

Në fakt, “CR7” e regjistri golin e 15-të në vitin 2022.

Me këtë rast, ai u bë lojtari i parë në histori që i shënon së paku 15 gola në një vit kalendarik, që nga viti 2005.

Përfaqësuesi portugez e ka bërë një gjë të tillë për 18 vjet radhazi.

Ronaldo do të qëndrojë në “Old Trafford” së paku deri në janar, kur edhe flitet se mund të largohet nga Manchester United për t’iu bashkuar një ekipit që luan në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse u rikthye në ekip, ai prapë nuk i ka punët mirë me trajnerin Erik ten Hag. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme