Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë së Tiranës gjatë fjalës së tij në Bulqizë gjatë një takimi me qytetarët.
Rama foli për kallëzime që janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga institucione të tilla si tatimet dhe doganat, e që sipas tij nuk është bërë asgjë. Kryeministri shqiptar akuzoi prokurorët e Prokurorisë së Tiranës për “rritje pazari”.
“Është e vërtetë që qysh prej vitit 2020 kur morëm Presidencën e OSBE kemi bërë marrëveshje me Air Albania edhe interesin e Air Albania, për promocion për të pasur një avion për udhëtimet e punës, jo udhëtime private. Marrëveshja është ripërtërirë e ndryshuar. Që ta dini ju dhe që ta dëgjojnë të gjithë, se s’keni nga ta dëgjoni se nga kush ta dëgjoni. Nuk mund ta dëgjoni dot nga hiena non grata, edhe hienë edhe non grata është tmerr, se hiena vetë është non grata si lloj kafshe, por kur bëhet dhe non grata pastaj është llahtar fare. Hienë spiun më keq akoma, edhe hienë dhe spiun, llogarite. Pastaj janë dhe ca hiena të tjera që bëjnë atë kuisjen gjithë ditën e gjithë natën nëpër ekrane, nëpër portale, çfarë të dëgjosh nga ata. Ata i bëjnë llogaritë me charterat që marrin vetë. Por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha se në fund është e vërteta që triumfon, nuk është rrena që triumfon në fund. Por do hash dynjanë sepse e ke rrugën të mbushur me hiena”.
“Ose s’kanë faj sepse janë në Prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Prokuroria nuk i prek me dorë dhe i tregojnë njerëzve lajmet në televizor. Ndërkohë që duhet të shkojnë në Prokurori dhe të përgjigjen për miliona që ja u kanë marrë shqiptarëve sepse nuk i kanë paguar taksat që duhet të paguanin. Dhe ne kemi bërë punën tonë, shteti ka bërë punën e vetë, i ka çuar në Prokurori, Prokuroria nuk i prek. Siç Prokuroria nuk prek të gjithë këta të mëdhenjtë, qofshin këta të ekraneve, qofshin të tjerë që s’kanë ekran por që e kanë babëzinë të madhe. I çon atje shteti, tatimet, doganat, dhe atje thjesht rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë, që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë. Se SPAK-u është tjetër gjë. Prokuroria e Rrethit Tiranë është një zullum i madh i një sistemi që akoma nuk është reformuar si duhet”, deklaroi Rama.
Këto komente, Rama i bëri teksa po u përgjigjej akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për shpenzimet e udhëtimeve të tij me avion jashtë Shqipërisë./tvklan
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...