Tifozët francezë iu bashkëngjitën atyre serbë në thirrjet: “Kosova është Serbi”

14:37 | 28 Tetor 2022
A. B.

Tifozët serbë kanë vazhduar ta përziejnë politikën me sport edhe në ndeshje futbolli.

Një gjë e tillë ndodhi edhe mbrëmë në Francë.

Pas takimit ndërmjet Nices dhe Partizanit, e vlefshme për Grupin D të Ligës së Konferencës, tifozët e klubit serb “Grobari” bashkë me atë të klubit francez “Brigade Sud de Nice”, që e kishin vendosur mbishkrimin “Ultras Populaire Sud Nice”, janë koordinuar duke thirr në kor: “Kosova – Serbi”, siç mund ta shihni në video duke klikuar KËTU

Më saktësisht, tifozët e Partizanit, duke dalë nga stadiumi pas lojës, kanë nisur të thirrin “Kosova, Kosova”, ndërsa befasisht e morën përgjigjen nga tifozët vendës, të cilët thërrisnin “Serbia, Serbia!”/GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme