“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”

10:33 | 28 Tetor 2022
A. B.

Kryeqyteti sot ka kumbuar nga sirenat e shoferëve të mbetur në kolona të stërzgjatura nga mëngjesi dhe ende po vazhdon.

Krejt kjo si pasojë e testimit të radhës të shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet që po bëhet nga Komuna e Prishtinës, raporton arbresh.info.

Kjo gjendje e trafikut ka bërë që të ketë edhe reagime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Një ironizim për këtë ka bërë edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”, ka shkruar aktori.

Kujtojmë se, testimi do të zgjasë tri ditë radhazi dhe i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme