Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka theksuar se është takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Topi tha në RTV Ora se kjo vizitë kishte një dimension human, pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, por vetëm si mbështetje politike.
“Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë. Me secilin kemi shpenzuar 1 orë e 30 minuta. Takimi ishte vëllazëror dhe kemi bashkëpunuar me ta në nivel bashkëpunimi. Kam bërë vizitën e parë ku Thaçi ishte kryeministër, Krasniqi kreu i Kuvendit.
Kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim. Pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, pasi askush nuk mund të ndërhyjë, por kjo nuk na ndalon që ta konsideronim si një mbështetje politike, meqë akuzat po ashtu janë ngritur me një mbështetje politike serbe dhe ruse. Janë njerëz në izolim dhe çdo njeri që e ka përjetuar, kur nuk bën dot jetën tënde, por në standardin e burgjeve që ka Evropa, ata kanë qasje për informacion dhe kanë kushte aty”, tha Topi.
“Përjetova paralizë gjumi”, Sara tregon historinë e frikshme...
Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind ...
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...