Google ADS

35-vjeçari plagoset me armë zjarri nga fqinji në Tiranë

22:43 | 27 Tetor 2022
E.H

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë të Shqipërisë.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes fqinjëve.

Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

“Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes“, tha policia e Tiranës në një informacion paraprak për ngjarjen./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme