Google ADS

Hovenier uron Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit

20:24 | 27 Tetor 2022
K.B

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit.

Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, Kosova radhitet e dyta në botë si shteti që ka shënuar përmirësim në këtë fushë.

“Urime Kosovës për renditjen në mesin e vendeve të përmirësuara më së miri globalisht dhe më të përmirësuara në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme