Google ADS

Hakerat publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

18:27 | 27 Tetor 2022
E.H

Hakerat kanë publikuar të dhënat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në postimin e radhës në faqen ‘Homeland Justice’ janë publikuar hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë.

Disa ditë më parë hakerat publikuan të dhënat dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i radhës vjen në vazhdën e publikimeve të mëhershme të të dhënave konfidenciale të nxjerra nga sistemet e institucioneve shqiptare.

Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet./euronews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme