Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se po mendon nëse do të krijojë një organizatë të re për të mbështetur Ukrainën dhe për të rindërtuar ekonominë e saj të shkatërruar nga lufta.
Këtë organizatë, një nga miqtë e Johnson e përshkroi si një ‘Plan Marshall’.
“Kjo është si një ‘Plan Marshall për Ukrainën’. Boris do të mbledhë shumë para nga donatorët privatë”, tha ai për Daily Telegraph, transmeton Klankosova.tv
Johnson ishte shumë popullor në Ukrainë për mbështetjen e tij ndaj Kievit gjatë kohës sa ishte kryeministër.
Ndihma e tij përfshinte mbikëqyrjen pa pilotë dhe sistemet e raketave, si dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për refugjatët ukrainas që ikin nga zona e luftës./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...