Presidenti i Libanit, Michel Aoun nënshkroi draftin përfundimtar për marrëveshjen e kufirit detar me Izraelin.
Aoun u takua me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të Izraelit për Sigurinë e Energjisë, Amos Hochstein i cili është ndërmjetës dhe delegacionin e tij, i cili erdhi dje në Bejrut në Pallatin Baabda.
Pas takimit, zëvendëskryetari i Parlamentit libanez, Ilyas Abu Saab, mbajti një konferencë të përbashkët për media me Hochstein.
Duke kujtuar se Hochstein ia dorëzoi Aounit projekt-marrëveshjen përfundimtare dje, Saab tha: “Presidenti Aoun miratoi dhe nënshkroi projekt-marrëveshjen. Më pas presidenti do të dërgojë tekstin e marrëveshjes në selinë e OKB-së në jug së bashku me Hochstein dhe delegacionin libanez”.
“Draft-marrëveshja përfundimtare që presidenti Aoun mori nga SHBA-ja është e njëjtë me atë të publikuar në media. Nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë, asnjë ndryshim”, tha Saab.
Hochstein tha se prej muajsh kishte ardhur në Pallatin Baabda për të realizuar këtë marrëveshje, por në fund, si rezultat i të gjitha përpjekjeve u arrit marrëveshje historike.
Duke qenë se dy vendet fqinje, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe janë në gjendje lufte, nuk do të mbahet një ceremoni e përbashkët për shkëmbimin e tekstit të marrëveshjes.
Delegacionet libaneze dhe izraelite do të shkëmbejnë kopjet e marrëveshjes në salla të veçanta pa u bashkuar në selinë e Task Forcës së Përkohshme të OKB-së në rajonin Naqoura në jug të Libanit.
– Procesi i vështirë që çoi Izraelin dhe Libanin në një marrëveshje
Mes Izraelit dhe Libanit ka një mosmarrëveshje detare prej rreth 860 kilometrash katrorë.
Të dy vendet pretendojnë shelfin kontinental të këtij rajoni. Izraeli pretendon se tre nga 5 blloqet ku qeveria libaneze filloi procesin e licencimit ndodhen në zonën kufitare të shelfit kontinental izraelit. Nga ana tjetër, pala libaneze argumenton se zona e diskutueshme është 2.290 kilometra katrorë.
Negociatat indirekte, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, morën hov kur Izraeli njoftoi më 5 qershor 2022 se kërkimi dhe nxjerrja e gazit nga fusha e gazit Karish kishte përfunduar.
Krahas përshpejtimit të negociatave, kërcënimet e Hezbollahut për të sulmuar Izraelin filluan të rriteshin njëkohësisht.
Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid më 11 tetor njoftoi se ata ishin dakorduar për të tërhequr kufijtë detarë me Libanin.
Presidenca e Libanit njoftoi se në draft-marrëveshjen përfundimtare të dërguar nga SHBA-ja, e cila është ndërmjetëse në negociatat për përcaktimin e kufirit detar me Izraelin, mbrohen të gjitha të drejtat e Libanit.
Presidenti libanez Aoun më 13 tetor tha se kanë miratuar draftin përfundimtar të marrëveshjes së kufirit detar me Izraelin pas qeverisë së Tel Avivit./AA/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...