Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Adem Jashari‘ Limak Kosovo, ofron 20 për qind lirim në shërbime të aeroportit dhe deri në 100 për qind çmimet e aterimit.
Me miratimin e Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA) dhe në pajtim me Njësinë e Partneritetit Publiko Privat (PPP), duke filluar nga sot aeroporti ofron program nxitës për kompani ajrore.
Përveç programit të tanishëm nxitës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‚Adem Jashari‘ ofron 20 për qind për shërbimet e aeroportit për ditët me më pak ngarkesë në vajtje/ardhje.
Më tej, 100 për qind lirim ofrohet në çmimet e parkingut të aeroplanit bashkë me zonën e mirëmbajtjes për përdorim, për kompanitë ajrore të cilat stacionojnë së paku një aeroplan në ANP ’Adem Jashari‘ Limak Kosovo.
“Me këtë program nxitës kemi për qëllim të tërheqim kompani të reja ajrore dhe frekunca shtesë të fluturimeve të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve e biletave‘ tha Drejtori Gjeneral i ANP’Adem Jashari‘, Haldun Firat Köktürk.
Të gjitha ofertat e ofruara më parë nga LKIA për destinacione të reja, frekuenca shtesë dhe oferta tjera si volum të lartë të trafikut, përkrahje në marketing etj janë pjesë e programit të ri nxitës, gjithashtu.
Inkurajojmë përfaqësuesit e kompanive ajrore që për të dhëna shtesë të vizitojnë Ueb Faqen zyrtare të LKIA-s”, thuhet në një njoftim të ANP-së.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën