Google ADS

Von der Leyen: Kosova e ka rikonfirmuar edhe një herë se ka përmbushur kriteret për vizat

10:46 | 27 Tetor 2022
A Z

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, tha Von der Leyen.

Ajo tha se e ka parë “përparimin që ka arritur Kosova” dhe tha se do të bëjnë gjithçka që Kosovës t’i hiqen vizat./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme