Presidentja e Komisionit Evropian mbërrin në Prishtinë, pritet në takim nga Osmani

09:16 | 27 Tetor 2022
A Z

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit do të ketë edhe konferencë për medie.

Ajo pas Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin në ora  10:30.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Prishtinë, do të udhëtojë drejt Tiranës.

Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30.

Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri.Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ursula von der Leyen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme