Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se për me qenë pjesë e PDK-së duhet të jesh në gjendje me imagjinu të pamundurën, teksa shton se “PDK nuk është e konformistëve“.
Ajo i ka ftuar të rinjet për t’iu bashkuar kësaj partie.
”Për me qenë pjesë e PDK duhesh me pasë bindje. Duhesh me qenë në gjendje me e imagjinu të pamundurën. Duhesh me besu që bashkë mundemi me realizu aspirata të cilat për prindërit tanë kanë ekzistuar vetëm në imagjinatë”, ka shkruar në Facebook, të enjten.
„PDK është e ëndërrimtarëve. PDK është e guximtarëve. Nëse ke ëndërra, nëse ke guxim, PDK është e jotja aq sa është e imja. Bashkë mundemi”, ka thënë Çitaku. /srbresh.info/
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...