Magjistralja Podujevë-Merdare e pakalueshme për vetura, Borovci: Qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative

23:28 | 26 Tetor 2022
E.H

Si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Merdarë mes dy veturave dhe një biçiklisti ka humbur jetën një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se deri në përfundim të këqyrjes së vendit të ngjarjes rruga do të jetë plotësisht e bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Borovci për arbresh.info tha se qytetarët mundë të i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biciklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biciklistI, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. Deri në përfundim të këqyrjes së vendit të ngjarjes ky segment rrugor do të jetë plotësiaht i bllokuar për qarkullim të automjeteve. Andaj lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpiejn nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Merdares dhe anasjelltas’, ka thënë Borovci./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksident i rënd në Podujevë, humb jetën një 30-vjeçar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme