Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën

19:30 | 26 Tetor 2022
E.H

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të vizitojë nesër Tiranën.

Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14.30.

Më pas, në orën 15.45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri.

Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16.30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme