Vdes 74-vjeçari pasi u rrokullis me traktor në Vushtrri

19:23 | 26 Tetor 2022
E.H

Një 74-vjeçar e ka humbur jetën pasi ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ishte dërguar fillimsht për trajtim e vdekja e tij është konstatuar nga ana e mjekëve në Qendren Klinike dhe Universitare.

“Rreth orës 17:00 është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull 74 vjeç. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK Prishtinë. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se ngjarje ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke punuar me traktor”, tha Zahiti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme