Google ADS

Arrijnë 85 mijë vaksina të gripit sezonal, imunizimi nis javën tjetër

18:46 | 26 Tetor 2022
E.H

Javëve të fundit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet 20-30% të pacientëve të tërësishëm brenda një ndërrimi të punës janë paraqitur për shkak të virozës së stinës.

Mjekja familjare, Drita Peqani, tregon se kësaj radhe më të atakuar kanë qenë moshat e reja sesa moshat e shtyra.

Përkundër kësaj, të moshuarit kaherë kanë shprehur interes për vaksinën e gripit sezonal e cila ende nuk është në dispozicion, njofton klan kosova.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se vaksinat kundër gripit të zakonshëm kanë arritur të mërkurën, në sasi prej 85,000 sosh përshirë edhe ato pediatrike, teksa shpërndarja do të bëhet nga fillimi i javës së ardhshme.

Mantel-bardhët theksojnë se më mirë do të ishte që këto të vinin edhe më herët, anise Florina Grezda, mjeke në vaksinim në Prishtinë, bën me dije se në bazë të përvojave të viteve të kaluara rezultatet janë treguar të mira tek qytetarët edhe në fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit.

Kësaj here Prishtina qytetarëve të saj, pos në QKMF, do t’ia mundësojë imunizimin me vaksinën e gripit edhe në 12 qendra të tjera mjekësore të cilat posedojnë njësi të vaksinimit.

Të ngjashme