Kamioni godet për vdekje çiklistin në Prizren

17:27 | 26 Tetor 2022
E.H

Një person 63-vjeçar ka humbur jetën në Prizren pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit rreth orës 16:00.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme