Google ADS

Ministria e Financave kërkon 100 praktikantë, do t’i paguajë 170 euro

14:41 | 26 Tetor 2022
A. B.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka hapur thirrjen për aplikim në programin “Praktikë në Punë” për 100 të rinjë të cilët do të angazhohen në Qendrat për Punë Sociale, Qendrat Rezidenciale për të moshuar dhe aftësi të kufizuara, si dhe OJQ-të e licencuara nga MFPT.

Ministria njofton për kushtet e praktikës: Kompenzimi: 170 euro; Kohëzgjatja: 6 muaj.

Kriteret për aplikim: 18-25 vjeçar; Të diplomuar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri; Nota mesatare mbi 8.0.

“Aplikimi bëhet përmes email adresës: [email protected] Thirrja është e hapur deri më 11 nëntor 2022”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme