Google ADS

Berisha: Më 12 nëntor mbahet protesta kombëtare

13:09 | 26 Tetor 2022
KRG

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se të shtunën e 12 nëntorit do të mbahet protesta kombëtare.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, kryedemokrati Berisha ka theksuar se “opozita shqiptare (Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare) nisin me datën 12 Nëntor betejën e madhe kundër regjimit të Kryeministri Edi Rama”.

“Opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, dhe forcat e tjera opozitare nisin me datën 12 Nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë së partisë-shtet, regjimit të Ramës. Në 4 anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit ndaj situatës katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë”.

Gjatë fjalës së tij për mediat, kryedemokrati Berisha theksoi se “shqiptarët do të bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria në datën 12 Nëntor”. Kryedemokati Berisha tha se më 12 Nëntor, shqiptarët do t’i japin përgjigjen që sipas kryetarit të PD-së, Sali Berishës meriton kryeministri Edi Rama.

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 Nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha ai, shkruan tvklan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme