Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski ka realizuar një video konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq si pjesë të iniciativës së Ballkanit të Hapur.
Këtë e publikoi sot në mëngjes presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin biseduam për hapat e përbashkët duke siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ballkani i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe të ardhme më të sigurt për qytetarët e rajonit tonë, sepse si të bashkuar jemi çdoherë më të fortë”, shkruan Vuçiq në Instagram./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...