Zyrtari serb, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë.Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka arritur tashmë në Pasjanë, ku është paraparë të marrë pjesë në liturgjinë e kishës së Rashkës së Prizrenit.
Sipas planit të vizitës, Petkoviq do të merrte pjesë në prerjen e tortës festive, në fshatin Kufcë e Epërme në ora 12:00.
Kurse të enjten, në ora 10:45, Petkoviq do të vizitojë komunën e Leposaviqit, ndërsa në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës “Sava Deçanac” në Leposaviq do të marrë pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.
Më 14 tetor, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në fronëzimin e Patriarkut Porfiri në Patriarkanën e Pejës.
Gjashtë ditë më parë, Petkoviqit iu nda “Çmimi i Tetorit” me rastin e Ditës së Komunës së Leposaviqit, mirënjohja më e lartë e komunës.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...