Google ADS

​Kurti: Trendi i rritjes së të hyrave nga ATK po vazhdon vit pas viti

10:19 | 26 Tetor 2022
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ATK-ja ka ndërmarrë një varg reformash që synim kanë përmirësimin e performancës në përgjithësi e mbledhjen e borxheve në veçanti.

Sipas tij, performanca e mirë e këtij institucioni është motiv që qytetarët të paguajnë tatimet dhe t’i besojnë institucioneve që po e luftojnë edhe korrupsionin.

“Falënderoj partnerët tanë si Fondin Monetar Ndërkombëtar që janë hisedarë të këtyre zhvillimeve në kuadër të administratës tatimore. Mbi 500 milionë tatime janë inkasuar në vitin 2022. Ndër reformat është ajo për mbledhjen e konsolidimin e borxheve”.

“Kjo performacë është rezultat i rritjes së inspektimeve dhe motivi për të paguar taksa nga ana e qytetarëve. Kur në institucione nuk ka korrupsion, rritet edhe besimi i qytetarëve. Iu uroj punë të mbarë e suksese”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se bashkëpunimi i ATK-së me institucionet e tjera ka bërë që të ketë performancë më të mirë të të hyrave.

Ai i ka siguruar këtij institucioni mbështetje të vazhdueshme me synim rritjen e efikasitetit.

“Ngjarje si kjo na mundësojnë avancimin e komunikimit. Ky bashkëpunim na ndihmon edhe në rritjen e efikasiteti në mbledhjen e tatimeve”.

“ATK ka treguar performancë në realizimin e të hyrave tatimore. ATK-ja ka shënuar progres edhe sa i përket reformës në mbledhjen e borxheve. Së fundmi si ministër do të vazhdojë mbështetjen për ATK-në që synojnë rritjen e efikasitetit”.

Jana Repansek, drejtoreshë e CEF-it tha se ATK-ja po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit, duke thënë se do ta ndihmojnëkëtë institucione me ekspertë të fushës së tatimit, raporton EO.

“Unë dhe kolegët e mi jemi të lumtur që jemi në Kosovë. Jemi të angazhuar për të mbështetur zyrtarë publik në mënyrë që të veprojmë me njëri-tjetrin”.

“ATK-ja po ndërmerr hapa të rëndësishëm. Së bashku kemi krijuar ekspert në sektor publik që kërkojnë mbështetje të veçantë. Tashmë po fokusohem në ekspertët tatimor”.

“Punëtoria është dashur të shtyhet dy herë për shkak të pandemisë. Menaxhimi i borxhit tatimor është i rëndësishëm. Ne do t’iu mbështesim edhe më tutje, iu dëshiroj punëtori të frytshme”.

Drejtori i ATK, Ilir Murtezaj tha se kanë shënuar progres në aspektin e të hyrave, duke përmendur edhe reformat e bëra në këtë drejtim dhe mekanizmat e krijuar brenda institucionit.

“Reformë që padyshim ka pasur te rritja e hyrave tatimore. Ne kemi miratuar planin strategjik për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave. Shtytësit për mbledhje të borxheve janë niveli i ulët i inkasimit të borxheve, dhe rritja e stokut të borxheve”.

“Kemi krijuar departamentin e mbledhjes së borxheve me qëllim të jemi më afër tatim paguesit. Realizimi i një reforme kaq të madhe duhet të ketë përfshirje të interesit që nga fillimi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme