Gjilan, një grua mbeti shtatzënë pas dhunimit

10:09 | 26 Tetor 2022
A. B.

Një grua në Gjilan ka mbetur shtatzënë pas dhunimit.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se viktima pas kontrollit mjekësor më datë 25 tetor, rezultoi se është shtatzënë.

Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si ‘dhunim’, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme