Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

23:11 | 25 Tetor 2022
E.H

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Shkodrës në Shqipëri mbrëmjen e së martës.

Mësohet se me armë është qëlluar në drejtim të një automjeti në lagjen “Prek Cali”, të qytetit.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se një mjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një makine të parkuar.

Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme